Bisedimet mes Arsenalit dhe Borussias së Dortmudit për Pierre-Emerick Aubameyang janë drejt fundit. Mësohet se Topçinjtë kanë rënë dakord për të paguar afërsisht 70 milionë euro për kartonin e sulmuesit nga Gaboni. Vonesa e zyrtarizimit të Aubameyang në Emirates lidhet vetëm me të ardhmen e Oliver Giroud, që shumë pranë kalimit te Chelsea për 40 milionë euro. Blutë e Londrës, në fakt, prisnin të merrnin Edin Dzekon, por rezistenca e Romës dhe e vetë futbollistit boshnjak, që kërkon kontratë deri në vitin 2020 e kanë detyruar Chelsean të




përqendrohet tashmë te Olivier Giroud. Sulmuesi francez, pavarësisht çmimit të lartë, ka një avantazh, sepse mund të luajë në Ligën e Kampionëve nën urdhrat e Antonio Contes. Edhe Dortmundi interesohej për Giroud, por verdhezinjtë janë fokusuar te Michy Batshuayi. Vlen të theksohet se ditë më parë nga Arsenali u largua Aleixs Sanchez, i cili kaloi te Manchester Unitedi.

Previous Next