Përzgjedhësi i Uellsit dhe ish-anësori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs, thotë se anësori i Real Madridit, Gareth Bale, nuk do të shkojë askund.

Djajtë e Kuq janë lidhur me një transferim të ish-yllit të Tottenham Hotspur, mirëpo Giggs thotë se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

“Ai është i lumtur te Real Madridi, ku dëshiron të qëndrojë, nuk ka dyshim për këtë”, ka thënë trajneri.



Previous Next