Trajneri i PSG-së, Unai Emery e ka konfirmuar se Kylian Mbappe do të jetë gati për ndeshjet ndaj Real Madridit.

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ishte lënduar në ndeshjen ndaj Lyon në Ligue 1 dhe ishte në dyshim për ndeshjet e UEFA Champions League.

Por, kjo është mohuar edhe nga trajneri Unai Emery, i cili tha se Mbappe është gati.

“Mbappe gati për Realin? Ai dëshiron të luajë, por doktorët kanë kërkuar durim. Do të shohim nesër, pasi është e rëndësishme se kur të kthehet të jetë në formën më të mirë. Janë edhe katër ndeshje deri atëherë”, tha Emery gjatë konferencës për media.

Previous Next