Swansea City ka vazhduar me paraqitje fantastike në kampionatin anglez, duke mposhtur Arsenalin me rezultat e përgjithshëm 3-1. 

Para një jave mposhti Liverpoolin, ndërsa këtë javë Swansea ka marrë edhe një tjetër fitore, këtë herë ndaj Arsenalit me shifrat 31, për t'u larguar sa më shumë nga zona e rënies. Arsenal kaloi e para në epërsi me golin e Nacho Monreal, por vendësit arritën të kthehen dhe të përmbysin gjithçka.

Golat për vendësit i shënuan Clucas x2 dhe një tjetër Jordan Ayew. Pas kësaj ndeshje, Swansea nga pozita e 20 është ngritur në pozitën e 17, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e gjashtë me 42 pikë.

VIDEO:





Previous Next