Daniel Sturridge është zyrtarisht futbollist i West Bromwich Albion në Premier League. 28-vjeçari i Liverpoolit nuk preferoi transferimin në Itali tek Interi, duke iu bashkuar skuadrës që lufton për mbijetesën mes më të mirave të futbollit anglez. Formula e transferimit është huazim për 2 milionë stërlina, ndërsa futbollisti do të paguhet 120 mijë stërlina në javë. Për Sturridge kishte bërë ofertë konkrete edhe Newcaslte, por vendimi i tij për t’iu bashkuar West Brom lidhet me faktin se te kjo skuadër do të ketë më shumë mundësi aktivizimi në pjesën e dytë të sezonit, çka pritet të ndikojë në grumbullimin e tij të mundshëm me Anglinë në Botëror.


Previous Next