Sulmuesi i Kombëtares zvicerane, Admir Mehmedi ka lënë Bayer Leverkusenin për të kaluar te Wolfsburg. 
Sulmuesi ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me klubin e ri. Mehmedi do ta bartë fanellën me numrin 22 deri te wolfsburg. Kontrata e tij është valide deri më 30 qershor të vitit 2022.
“Wolfsburg është një klub i njohur dhe me potencial të madh. Shpresoj se unë të jem gati të bëjë më të mirën në këtë klub”, ka thënë Mehmedi.
26-vjeçari te Leverkuseni është paraqitur në 65 ndeshje ku ka shënuar 12 gola. Mehmedi më parë ka luajtur për klube si Zurich, Dinamo Kiev dhe Freiburg.



Previous Next