Alex Song është rikthyer në fushat stërvitëse të klubit londinez të Arsenalit.
Kamerunasi ka mbetur pa ekip tash e sa kohë dhe është në kërkim të një të riu.
Por, trajneri i skuadrës londineze, Arsene Wenger i ka lejuar mesfushorit që të stërvitet me ata deri sa të gjen një angazhim të ri.
Ish-mesfushori i Gunners është një lojtar i lirë pas largimit nga Rubin Kazan dhe Wenger pranon se po kërkon një klub të ri.
“Ai është në kërkim të një klubi të ri, e kam lejuar të stërvitet me ne. Asgjë më shumë se kaq”, tha francezi.
Theksojmë se përgjatë gjashtë viteve 2006-12 ka luajtur 143 herë për Gunners ndërsa ka shënuar shtatë gola.
Ai më pas u transferua te Barcelona, ku nuk mundi ta gjej veten dhe karriera filloi t’i perëndonte.