Futbollisti spanjoll Iniesta është rikthyer të flasë për ndeshjen në “Stamford Bridge”, ku Barcelona u kualifikua në finale falë golit të spanjollit në minutat e fundit të ndeshjes.

“Gjëja e parë që më shkon ndërmend kur përmendet emri i Chelseat, është ndeshja e vështirë që kishim në 2009 dhe se duhet të bëjmë paraqitje të mira në dyja ndeshjet nëse duam të kalojmë tutje”, u shpreh Iniesta.

“Janë momente pozitive kur kthehem prapa. Më kujtohet se ishim një hap larg finales. Ekipi ishte në një formë të mirë, po ndiheshim mirë. E vërteta është se ishte një sfidë shumë e vështirë, kishim vetëm pak goditje drejt portës, por në insistuam deri në fund dhe arritëm atë gol. E mbaj mend shumë mirë dhe jam krenar që kam qenë në atë moment”.

“Më kujtohet se si Leo tentoi të krijoj hapësira, por ishte e pamundur ndaj një numri të madh të lojtarëve në zonë andaj e pasoi topin te unë dhe me të vërtetë ishte gol fantastik”.

“Ata krijonin raste, sulmonin, por ishte e shkruar që ne të shkojmë në finale”, shtoi Iniesta.

Kapiteni foli për dy ndeshjet që Barcelona do t’i zhvillojë me Chelsean, me 20 shkurt dhe atë të kthimit me 14 mars. Ai i konsideron dy ndeshje të vështira.

“Janë dy ndeshje të vështira, Championsi gjithmonë të penalizon. Duhet të jemi efektiv kur kemi shanse. Mendoj se ekipi është në formë të mirë dhe duhet të shfrytëzojmë këtë”, u shpreh spanjolli.

Previous Next