Antonio Conte e ka kaluar të gjithë muajin e fundit duke analizuar në video skuadrën e Barcelonës dhe beson se Chelsea i drejtuar prej ka shanse për t’u kualifikuar ndaj katalanasve në Champions League.
Conte i ka këshilluar lojtarët e tij të mos fiksohen vetëm te markimi i Lionel Messi dhe beson se Chelsea mund ta vërë në vështirësi Barcelonën duke e kontrolluar topin ashtu si katalanasit.
Pas humbjeve kundër Bournemouth dhe Watford, Chelsea fitoi 4-0 ndaj Hull në Kupën e Anglisë dhe tani po përgatitet për sfidën me ekipin “blaugrana”.
“Kam shumë kohë që po e analizoj këtë ekip. Më saktësisht u bë një muaj që unë dhe stafi im po shohin video të Barcelonës, – tha italiani në lidhje me kryesuesit e La Liga.
– Padyshim që po flasim për një nga ekipet më të mira në botë. Ne do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje perfekte dhe të bëjmë zgjidhjen më të mirë që i përshtatet këtij lloj kundërshtari.
Eshtë një ekip ndryshe nga ato që përballemi në Angli. Ata kanë karakteristika të shkëlqyera me topin në zotërim, por edhe dobësi kur nuk e kanë topin dhe kjo është ajo që ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë.”