Arsenal është shumë i interesuar për mbrojtësin e Juventusit Daniele Rugani, tha agjenti i tij, po ashtu ai potencoi që shumë klube evropiane janë duke e ndjekur italianin, e disa nga to janë klube nga Premier League.

23 vjeçari ka luajtur shumë pak në Torino këtë vit pasi që Allegri ka preferuar si dyshe Chiellinin dhe Benatian e po ashtu pas tyre Barazglin.

Mediat angleze raportojnë që trajneri Arsen Wenger është duke monitoruar lojtarin dhe është i gatshëm të shpenzoj 25 milionë euro për lojtarin.

Por agjenti i tij tha që lojtari është i lumtur tek Juventus dhe shpreson që të luajë më shumë po ashtu tregoi që Arsenali është duke e monitoruar.

Previous Next