Cesar Azpilicueta beson se skuadra e Chelsea duhet të tregohet perfekte në ‘Camp Nou’ nëse dëshiron të kalojë Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1:1 në ‘Stamford Bridge’ në ndeshjen e parë.
Willian shënoi për Chelsean, ndërsa Lionel Messi shënoi për Barcelonën pas një gabimi në mbrojtjen e vendasve.
“Goli i mysafirit sigurisht që atyre u jep avantazh sepse me rezultat 0-0 kalojnë tutje”, ka deklaruar mbrojtësi spanjoll
“Ka ende për t’u luajtur dhe do të jetë një ndeshje interesante, e dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por performanca jonë tregoi se ne jemi të aftë për ta bërë atë dhe ne duhet të përpiqemi që të kalojmë tutje”.
“Ne duhet të luajmë një ndeshje perfekte, ne e dimë se po luajmë kundër një skuadre shumë të mirë, në një stadium të vështirë, por jemi të sigurt dhe do të përpiqemi të kualifikohemi”, ka përfunduar mbrojtësi i Chelseat.