Barcelona ka barazuar pa gola ndaj Getafes sot në "Camp Nou", ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të La Ligas.
Këtë muaj Barcelona nuk e ka nisur mbarë, duke lënë disa pikë të humbura dhe duke lejuar që Atletico Madrid dalëngadalë të rifutet në garën për titullin kampion.
Por katalanasit regjistruan barazimin e parë pa gola që nga ndeshja e nëntorit të 2016, pas plotë 49 ndeshjesh, kohë kur barazonte 0-0 ndaj Malagas.
