Klubi bavarez ka gjetur zëvendësuesin e Frank Ribery.

Bayern Munich mposht konkurrencën e Arsenalit dhe Tottenham për shërbimet e Malcom.

Kampionët e Gjermanisë janë në kërkim të pasardhësit të Frank Ribery, dhe sulmuesi 21-vjeçar i Bordeaux është një ndër emrat e përfolur te kampionët e Bundesligës.

Siç raportojnë mediat gjermane, mes palëve është gjetur edhe akordi paraprak për në kontratë që zgjat 5 vjet, dhe kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm disa detaje të tjera.

Bayerni dhe Bordeaux gjithashtu janë pajtuar që ky transferim të kryhet për 60 milionë euro.Kësisoj Malcom do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë i transferuar nga klubet gjermane.

Previous Next