Chelsea ka kërkuar nga Real Madridit të jetë më serioze nëse duan të nënshkruajnë me Eden Hazard.

Sipas mediave britanike, “Los Blancos” janë të vendosur për ta blerë yllin belg këtë verë, por londinezët nuk e duan Gareth Bale-n e Karim Benzeman në shkëmbim te Hazardit.

“Blutë” e Londrës janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertën e Realit për Hazardin, me kushte që në transferimin e mundshëm te belgut të përfshihen Marco Asensio ose Isco, e jo Bale dhe Benzema.

Raportohet se Hazard dhe ylli i Tottenhamit, Harry Kane bashkë me Cristiano Ronaldon do ta formojnë treshen e sulmit te madrilenëve në sezonin e ardhshëm.

Previous Next