Për tu rikthyer tek Michy Batshuayi, transferimi i tij në Bundesligë ka dhënë impakt direkt në sulmin e verdhezinjve, madje në disa raste ka qënë pikërisht belgu heroi i klubit gjerman.
Quhet Michy Batshuayi ose ndryshe makineria e golave. Atalanta ishte viktima e fundit e sulmuesit të Borussia Dortmund në takimin e ditës së enjte në fazën e 1/16 të Europa League.
Dy golëshi i sulmuesit belg, ndoshta ka bërë teknikun e Chelsea, Antonio Conte të pendohet që vendosi ta largonte lojtarin nga radhët e Bluve të Londrës. Në tre ndeshjet e para me fanellën e Dortmundit, Batshuayi ka mundur të shënojë pesë gola dhe të dhurojë një asist. Me ardhjen e belgut, klubi gjerman duket se e ka harruar shpejt largimin e Aubameyang, ndërsa te Chelsea pavarësisht afrimit të Oliver Giroud, situata nuk është nga më të mirat.
Blute e Londrës nuk po kalojnë një periudhë pozitive. Dy humbje në tre ndeshjet e fundit në Premier League. Vendi i parë duket utopi, ndërsa zona Champions është në rrezik. Italiani Conte nuk ndihet i qetë, krahas mungesës së rezultateve, debatit i shtohet dhe merkato e dobët, ku pakënaqësitË kanë qënë të mëdha nga ana trajnerit, gjithashtu ndikon dhe pjesa që tekniku është pranë shkarkimit.
Për tu rikthyer tek Michy Batshuayi, transferimi i tij në Bundesligë ka dhënë impakt direkt në sulmin e verdhezinjve, madje në disa raste ka qënë pikërisht belgu heroi i klubit gjerman. Dy ndeshje në kampionat dhe një në Europë. Bilanci? Pesë gola, një prej tyre që në ndeshjen debutuese si dhe një asist, transmeton “SuperSport.al”.
Dortmundit i është rikthyer buzëqeshja, ndërsa Conte ndjen brenda vetes peshën e fajin që lejoi largimin e sulmuesit.