Juventus një ndër objektivat kryesore në merkaton e verës ka Matteo Darmian, i ndjekur me vëmendje prej kohësh dhe që tani duket gati për të lënë Manchester United në një vit aspak të thjeshtë me Mourinhon. 

Mbrojtësi ka një kontratë që skadon në vitin 2019 dhe për Massimiliano Allegrin, do të ishte zëvendësuesi perfekt i Lichsteiner që nuk do të rinovojë marrëveshjen e tij me bardhezinjtë.

Darmian, që ndodhet në Manchester që nga 2015, në këtë sezon ka koleksionuar vetëm 12 prezenca nga të cilat vetëm 4 në Premier League dhe 3 në Champions. Moruinho i ka lejuar hapësirë të kufizuar ndaj edhe futbollisti i kombëtares italiane, duket se ka vendosur të ndryshojë ambient dhe siç bëjnë të ditur mediat italiane Juventusi është në pole position për të përfituar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Previous Next