Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea po e dëshmon veten si më i miri në Evropë për shkak të pritjeve dhe ndeshjeve pa pranuar gol.

Për sezonin aktual, raporti i Opta ka përpiluar listën e portierëve që kanë ruajtur portën më shumë të paprekur.

I pari në listë është spanjolli i Manchester Unitedit, De Gea, i cili ka plot 18 ndeshje me portë të pastër – më shumë se çdo portier në pesë kampionatet më të mëdha të Evropës.

De Gea ka lënë mbrapa portierin Jan Oblak (Atletico Madrid) dhe Marc Andre Ter-Stegen (Barcelona), të cilët të dy kanë nga 17 ndeshje me portë të paprekur.

Top 5 përfundon nga dy portierët francezë, Steve Mandanda (Marseille, 16 ndeshje) dhe Alphonse Areola (Paris Saint-Germain, 15 ndeshje).

Në listë janë edhe Thibaut Courtois (Chelsea) me 15 ndeshje me portë të paprekur, Pepe Reina (Neëcastle) dhe Ederson (Man City) me nga 14 ndeshje.




Top 10 mbyllet me dy portierë nga Serie A, Alisson i Romës dhe Gianluigi Donnarumma me nga 13 ndeshje me portë të paprekur.



Previous Next