Portieri i Manchester Unitedit, David De Gea, prej kohësh është i lidhur me transferimin tek Real Madridi.
Por, “gardiani” spanjoll thotë se nuk është duke menduar për të ardhmen. De Gea thotë se është e veçantë të jesh pjesë e Manchester Unitedit.
“Unë nuk mendoj se është koha të flasim për të ardhmen, nuk është koha për të folur për kontratë”, ka thënë De Gea.
“Të jesh lojtar dhe pjesë e këtij klubi është e veçantë. Kjo është diçka me të cilën je gjithmonë krenar dhe është shumë e veçantë”, ka theksuar spanjolli.