Manchester City dhe Manchester United janë duke u rivalizuar në garë për talentin belg, Eliot Matazo.
Belgu Matazo cilësohet si një nga më të mirët në botë, duke zgjuar kështu interesimin e shumë skuadrave evropiane.
Favorite për të nënshkruar me të janë dy skuadrat nga Manchesteri, United dhe City, të cilat nuk janë të vetme në garë.
Atë e duan edhe disa skuadra të Bundesligas, por në garë pritet të hyjnë edhe Real Madrid dhe Barcelona.