Për shumë vite, Eden Hazard, ka qenë një objektiv për Real Madridin.
Në fakt, ka qenë një nga rekomandimet e Zinedine Zidane edhe gjatë kohës kur ai ishte këshilltar i presidentit. Kjo këshillë iu dha Florentino Perezit në vitin 2010, një vit pasi ai u rikthye në krye të Los Blancos. Belgu, i cili ishte ende në Lille në atë kohë, ishte një kërkesë e shprehur e Zizous, i cili gjithashtu e udhëzoi Real Madridin për të nënshkruar me qendrën e re franceze që luante për Lens me emrin Raphael Varane. Perez dëgjoi këshillën e Zidane, edhe pse dy rastet
sollën dy rezultate të ndryshme.
Në rastin e mbrojtësit, Real Madrid ishte përpara të gjithë të tjerëve dhe arriti një marrëveshje me Lens për një marrëveshje prej 10 milionë eurosh në qershor të vitit 2011, kur Varane ishte vetëm 18. Ai gjithashtu kishte bërë ofertë për Hazardin, i cili ishte 20 vjeç në atë kohë. Klubi, i cili kishte nënshkruar me Cristiano Ronaldon, Karim Benzeman dhe Kakan në vitin 2009, nuk mundi ta mbyll marrëveshjen. Chelsea i Roman Abrahmovich e fitoi garën duke e mbyllur marrëveshjen për 40 milionë euro. Që nga viti 2012, Hazard gjithmonë është lidhur me një lëvizje drejt Madridit. Zidane, heroi i madh i Hazard, është ende në klub dhe dëshira e tij për ta trajnuar asin belg mbetet e madhe. Gjashtë vite pas nënshkrimit të tij me klubin nga Stamford Bridge, Hazard mbetet ende në listën e dëshirave të Zidane, pasi ai ende ka dyshime mbi kualitet e Isco dhe Marco Asensio. Ndeshja e Real Madridit me PSG-në do të përcaktojnë shumë gjëra, edhe lëvizjet në afatin kalimtar veror. Një eliminim i mundshëm i hershëm nga garat evropiane, mund të rifillojë një operacion vetëm dhe vetëm për të nënshkruar me dëshirën e kamotshme, Eden Hazard.