Është Besiktasi në të ardhmen e Marouine Fellainit.
Janë të bindura për këtë mediat turke sipas të cilave mesfushori 30-vjeçar i cili është në skadencë kontrate me Manchester United, ka arritur akordin për transferimin në Stamboll që prej verës së ardhshme.
Djajtë e Kuq bënë gjithçka për t’i rinovuar kontratën belgut, por Fellaini nuk pranoi pasi te United nuk e ka të sigurtë vendin në formacion dhe për këtë arsye do të nisë një aventurë të re në Superligën turke me Besiktasin.