Liga e Kampionëve ka zgjedhur formacionin e javës në ndeshjet e para të fazës së eliminimit direkt.
Gjatë të martës dhe mërkurës mbrëma janë zhvilluar ndeshjet e para të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Të martën mbrëma luajtën Chelsea dhe Barcelona, ku ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa ndeshja tjetër mes Bayern Munich dhe Besiktar përfundoi me fitoren e gjermanëve me rezultat 5-0.
Edhe të mërkurën mbrëma pati ndeshje interesante, ku Sevilla dhe Manchester United luajtën pa gola 0-0, ndërsa Shakhtari mposhti Romën me rezultat 2-1.
Nga këto katër ndeshje interesante të zhvilluara është zgjedhur edhe formacioni i javës nga Liga e Kampionëve.
Është skuadra e Bayernit, e cila dominon këtë formacion me plot pesë futbollistë pjesë e tij.
Pas Bayernit vinë Djajtë e Kuq me dy futbollistë në formacion, ndërsa Chelsea, Shakhtari dhe Roma kanë nga një futbollistë.
Edhe Barcelona përfaqësohet me një futbollist dhe ai është ylli Lionel Messi, i cili shënoi golin e barazimit në Stamford Brige. /tg/
Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve: