Guardiola ka thënë se City nuk ka eksperiencë për të konkurruar me skuadrat më të mira në Evropë, por beson se skuadra e tij është më e mirë se sezonin e kaluar dhe ka disa gjasa.

“Nuk e di, me të vërtetë nuk e di. Nuk e di nëse jemi gati apo jo. Unë kam shumë besim tek djemtë, nuk ka dyshim dhe ata e dinë, por kjo garë është e veçantë, kështu që unë nuk e di”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Objektivi ynë është të bëjmë më mirë se sezoni i kaluar, që do të thotë të shkojmë në çerekfinale, që do të mjaftonte për një afat të shkurtër dhe pas kësaj do të shohim”.

“Ne u bëmë më të mirë për shtatë ose tetë muaj këtë sezon sesa sezonin e kaluar dhe ne nuk mund ta mohojmë – në çdo lojë të vetme kemi qenë atje”,





“Por, kjo garë është aq e veçantë dhe nga përvoja ime ekipet janë aq klinike dhe ju duhet të jeni gjithashtu”.

“Nëse i kontrolloni momentet e këqija në 180 minuta, nëse e bëni këtë ju keni një shans të madh për të kaluar”.

“Ne do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë – mënyra se si përgatitemi do të jetë e njëjtë me mënyrën se si përgatitemi për Ligën Premier dhe Kupën FA”, përfundoi spanjolli.

Previous Next