Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte beson se Eden Hazard tani po e çon lojën në një nivel të ri.

Ylli belg është duke treguar performancë të lartë, sidomos përballë skuadrave të mëdha. Tekniku italiane mendon se Hazard po shijon ndeshjet e mëdha kundër ekipeve më të mira në botë, dhe sipas Contes, belgu tani mund të arrijë në një nivel krejt të ri.

“Këto lloje të lojës janë më të mirat për lojtarët më të mirë”, thotë Conte.

“Eden është duke bërë gjëra të mira. Ai është duke shënuar, ai mund të shënojë edhe më shumë”.

“Ai ka mundësinë për t’u përmirësuar nivelin e tij. Ai mund ta ndihmoj shumë ekipin”, theksoi Conte.

Previous Next