Thierry Henri ndau tri sezone me Leo Messin, në të cilët mundi të shihte se si ylli nga Rosario e kalonte atë.
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Barçës tha se ndeshja mes Chelsea dhe skuadrës katalanase rihap debatin që ekziston në lidhje me faktin nëse Neymar mund të arrijë nivelin e ish-shokut të tij.

“Nuk e di nëse Neymar e la Barcelonën që të mos mbetet në hijen e Messit, por e di se të gjithë lojtarët janë në hije të Messit. Nëse Neymar nuk dëshiron të qëndrojë në hije të Messit, ai duhet të ndryshojë sport”, – tha Henry.

Francezi i njohur gjithmonë është karakterizuar nga lavdërimet e tij ndaj “Rosarino”, madje tha se duhet të jetë i kujdesshëm për të mos shikuar lëvizjet e tij në çdo trajnim.

Previous Next