Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand mendon se Harry Kane është shumë herë më i mirë se sulmuesi i djajve të kuq,Lukaku.

Kane impresionoi për Tottenhamin në fitoren e tyre 2-0 në Wembley ndaj Unitedit.

Paraqitja e tij u vu re nga ish-kapiteni i Unitedit, Ferdinand, i cili tha se Kane është shumë herë më i mirë se Lukaku.

“Unë mendoj se Kane tregoi se pse ai është sulmuesi më i mirë në ligë dhe një nga më të fuqishmit në Evropë, sepse ai ka lodhur qendrën e mbrojtjes së Unitedit”, ka thënë fillimisht Ferdidand.

“Ai i dominonte krejtësisht ata fizikisht dhe sillte lojtarë të tjerë në lojë”.

“Kontrasti midis tij dhe Lukakut ishte aq i dukshëm sa ishte e pabesueshme nga lart këtu ku e pamë atë”.

“Topi shkonte në të, ai qëndronte fortë, mbante qendrën dhe sillte të tjerët në lojë”.

“Ky është një 9 i vërtetë. Kjo është ajo që ju doni të shihni nga një Nr. 9 të bëjë”, përfundoi ish-kapiteni i Djajve të Kuq.

Ndërsa, ish-trajneri i Spursave, Harry Redknapp shtoi: “Nuk ka krahasim, ai është në një nivel tjetër për Lukakun”.

Previous Next