Ish-drejtori i Akademisë së Arsenalit, Liam Brady, ka treguar se klubi kishte refuzuar ta mbante sulmuesin anglez Kane, sepse ishte “topolak dhe aspak atletik”. Brady ishte angazhuar si drejtor i Akademisë së Arsenalit gjatë viteve 1996-2014.

Ai ka treguar se Kane nuk i plotësonte standardet atletike që kërkoheshin asokohe, mirëpo ka pranuar se lëshimi i tij ka rezultuar të ketë qenë një gabim i madh.

“Fatkeqësisht, po. Ai ishte topolak dhe aspak atletik, mirëpo ne gabuam. Madje edhe Tottenhami e ka huazuar te klube më të vogla tre apo katër herë”.

“Mirëpo, me vendosmërinë e tij, ai po ndërton një karrierë të shkëlqyer. Dhe e meriton atë. Ai djalë ka një karakter që e udhëheq drejt përmirësimit të vazhdueshëm”, ka deklaruar Brady për Corriere della Sera.





“Pas (Lionel) Messit, (Cristiano) Ronaldos dhe (Robert) Leëandoëskit, vjen ai. Numrat e tregojnë këtë. Ndërsa është vetëm 24 vjeç”, ka shtuar irlandezi.

Menjëherë pas largimit nga Akademia e Arsenalit (2002), atë e provoi Tottenhami, por as ata nuk u bindën nga loja e tij dhe Kane u kthye te klubi i mëparshëm.

Previous Next