Sulmuesi anglez sipas të gjitha gjasave do të kalojë në Santiago Bernabeu gjatë verës, pasi skuadra nga White Hart Lane ka pranuar ofertën prej 220 milionë eurosh të Los Blancos
Tottenham ka vendosur që të pranojë ofertën e Real Madird për Harry Kane, e cila kap shifrën e 200 milionë eurove.
Presidenti Daniel Levy e shikon shumën e duhur këtë pasi dhe vetë më parë ka thënë që Kane nuk vlen as një qindarkë më pak se 200 milionë.
Ai gjithashtu i ka komunikuar lojtarit se do ta lejojnë që të largohet për këtë shifër. Don Ballon raporton se Kane është i bindur se në fund të sezonit do të transferohet tek Real Madrid.