Lojtari i Juventuesit, Sami Khedira po mendon rikthimin në kampionatin gjerman dhe është vet mesfushori që e ka konfirmuar këtë gjë.

“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë e kthimit në Gjermani. Jam ende i ri dhe kam një kontratë me Juventusin deri në vitin 2019”, tha Khedira.

Mesfushori, që do të festojë 31-vjetorin e lindjes në muajin prill, ka dhënë gjithnjë kontribut të madh në ndeshjet e Juventusit, por “zonja e vjetër” duket se është gati të heqë dorë nga shërbimet e tij për t’iu nënshtruar procesit të paevitueshëm të ndërrimit të brezave.

Previous Next