Jurgen Klopp është shprehur se Liverpool-i i tij do ta mposhtte Paris Saint-Germain nëse do të ndesheshin në Champions League.
Trajneri gjerman besin se fitorja 4-3 e ekipit të tij ndaj Manchester City-t në Premier League muajin e kaluar ka vërtetuar se skuadra e tij është e aftë të mundë më të mirët në botë.
“Mbase skuadra më e fortë në Evropë për momentin është Manchester City. Kemi luajtur kundër tyre dy herë këtë sezon,” shprehet Klopp.
“PSG është pak ndryshe por nuk e kam mendjen te francezët. Unë di vetëm që po të ndesheshim me ta mund t’i kishim mundur.
Liverpool i ka shkaktuar humbjen e vetme në kampionat City-t më 14 janar.
“Duhet të tregojmë që nuk kemi ardhur vetëm për të marrë pjesë por duam të tregojmë ambicie. Por duhet ta marrim raund pas raundi.