Arsenali dhe Liverpooli vazhdojnë të ndjekin mesfushorin e Monacos, Thomas Lemar, sipas mediave francez.
Francezi ishte i lidhur ngushtë me transferimin në Premier Ligë verën e kaluar, dhe thuhet se ‘Topçinjtë’ dhe ‘The Reds’ ende po monitorojnë lojtarin.
Transferimi i Lemar në ishull, pritet të ndodh verën që vjen, pasi që francezi pasi ka hedhur poshtë ofertën për një marrëveshjeje të re me Monacon.
Kontrata aktuale e Lemar me Monacon është deri në vitin 2020, por duket se ‘divorci’ mes lojtarit dhe klubit francez do të ndodh në fund të këtij sezoni.