Sulmuesi polak është lojtari kryesor i Bayern Munichut.

Legjenda e Bayernit, Lothar Matthaus ka krahasuar Robert Lewandowskin me Lionel Messin dhe sipas tij, polaku ka të njëjtin ndikim te Bayerni ashtu si Messi në Barcelonë.

Lewandowski ka realizuar 20 gola këtë stinor në Bundesligë me Bayernin, ndërsa që nga ardhja e tij në vitin 2014 nga Dortmundi, Bayerni ka qenë i frikshëm në fazën e sulmit.

“Lewandowski e bënë dallimin, ai është i pazëvendësueshëm”, ka thënë Matthaus.

“Robert është një figurë e rëndësishme në Munich ashtu si Messi në Barcelonë. Megjithatë, kur Messi lëndohet, imazhi i katalanasve ndryshon tërësisht. Kjo gjë nuk ndodh te Bayerni”, ka theksuar ai.

Lewa ka realizuar 29 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat me Bayernin këtë stinor.

Previous Next