Jose Mourinho është duke tentuar që ta sjell identitetin e tij në mesfushën e Manchester Unitedit. 

Me humbjen e Michael Carrick, që është drejt pensionimit dhe do t’i bashkohet stafit të trajnerëve, klubi pritet ta largojë edhe Marouane Fellaini.

Mourinho me blerjen e Nemanja Matic ka arritur të krijojë konkurrencë për Paul Pogba dhe Juan Matan, por skaudrës i duhen edhe dy mesfushorë.

Ander Herrera dhe i riu McTominay Scott, kanë pasur minuta, por klubi kërkon lojtarë më me emër.

Sportsmail ka bërë një listë prej disa mesfushorësh që mund të kalojnë te gjiganti anglez dhe pëlqehen nga Mourinho.

Vendi i dytë në kampionati dhe me pak gjasa për titull, ka bërë që klubi të mendojë për kampionatin e ardhshëm.

United mbetet në garë në Ligën e Kampionëve me gjasa të mëdha për të kaluar në çerekfinale.

Më poshtë e gjeni listën prej gjashtë mesfushorësh që mund ta përforcojnë Unietdin, ndërsa pritet të zgjedhen dy.

Jean Michael Seri
Klubi aktual: Nice
Çmimi: 40 milionë euro

Sergej Milinkovic Savic
Klubi aktual: Lazio
Çmimi: 90 milionë euro



Jorginho
Klubi aktual: Napoli
Çmimi: 40 milionë euro  


Toni Kroos
Klubi aktual: Real Madrid
Çmimi: 40 milionë euro

Victor Wanyama
Klubi aktual: Tottenham
Çmimi: 45 milionë euro 

Willian
Klubi aktual: Chelsea
Çmimi: 45 milionë euro 

Previous Next