Gjatë një interviste të dhënë për “La Stampa”, Maxi Lopez, ka zbuluar se dikur ka qenë njeriu që kujdesej më shumë se të gjithë për Lionel Messi, futbollistin më të mirë të planetit, aktualisht te Barcelona.
“Unë ishte 21 vjeç te Barcelona dhe Messi ishte 17 vjeç dhe babai i tij nuk e lejonte të dilte sepse nuk kishte besim. Unë bashkë me tre miq argjentinas ishim të vetmit që kishim besimin e tij. Kemi bërë gjithçka për të ndenjur të bashku dhe më pas në fushën e lojës secili kishte vendin e tij. Në vitin 2014 Messi i shkoi shumë pranë triumfit në Kupës e Botës, por u mposht në finale sepse ishte i vetëm. Shpresoj që të jetë i suksesshëm në Rusi në vitin 2018, për lumturinë e të gjithë kombit tim,” – tha Lopez, aktualisht sulmuesi i Udinese.
“Te Udinese ndihem shumë mirë. Organizimi dhe strukturat e klubit janë shembullore. Vetëm te Milan kisha parë një klub të tillë, – vazhdoi Lopez. – Trajneri i ri Oddo ka sjellë vendosshmëri dhe dëshirë për të fituar, krahas punës së mirë taktike. Unë kam shënuar 46 gola në 205 ndeshje në Serie A. Mund të kisha bërë edhe më mirë, gjithmonë mund të bëhet edhe më mirë, por nuk kam asnjë pishman për punën time dhe karrierën si futbollist. Ndoshta mund të kishte ndryshuar diçka kur zgjodha Milan përpara një oferte katër vjeçare në Angli, sepse aventura ime në Angli zgjati vetëm pak muaj, por doja shumë të luaja me kuqezinjtë. Unë kam pasur fatin të luaj me Eto’o, Ibra, Ronaldinho dhe Messi gjatë karrierës sime”