Mbrojtësi i Marseille, Jordan Amavi thotë se Neymar gjatë tërë ndeshjes kërkonte probleme dhe në fundi korri atë që kishte mbjellë

Neymar u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj PSG dhe rrezikon të mungojë deri në dy muaj, shkaku i lëndimit të nyjës së këmbës së djathtë dhe thyerjes së ashtit të pestë.

Ai u lëndua vet, pasi shkeli keq në tokë, por sipas mbrojtësit Jordan Amavi, braziliani e kishte kërkuar vet këtë.

“Ne luajtëm normal kundër Neymarit. Ai gjatë tërë kohës kërkonte faule. Unë po ju tregoj se çfarë pash në fushë. Ai priste deri sa i afroheshim, pastaj mundohej të lirohej nga topi”, tha Amavi për RMC.

“Çka priste ai? Personalisht nuk e di, por ai korri atë që kishte mbjellë”, u shpreh në fund Amavi.

Shkaku i këtij lëndimi Neymar do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Previous Next