Nesër zhvillohet derbi i Londrës, mes Tottenham dhe Arsenalit.
Dy rivalët e Veriut të Londrës që kanë edhe rivalitet të madh mes vete, do të masin forcat në Wembley nesër.
Arsenali i përforcuar me Pierre Emerick-Aubameyang, ka dhënë një sinjal të fortë, duke shkatërruar Evertonin javën e shkuar 5:1.
Sipas mbrojtësit të Tottenham, Toby Alderweireld, do të jetë shumë e vështirë për ta ndalur Aubameyangun, që është edhe rreziku kryesor për skuadrën e tij.
“Ai është shumë i shpejt, vrasës para golit, thënë ndryshe një lojtar i kompletuar”, ka deklaruar Alderweireld për Sky Sports.
“Aubameyang po ka kalon një moment të mirë dhe ne e dimë që do ta kemi të vështirë për ta ndalur, por do të bëjmë më të mirën”.
“Duhet të luajmë mençur. Në lojën një për një, ai të kalon pothuajse gjithmonë, prandaj duhet të lexojmë lëvizjet e tij më herët në mënyrë që ta ndalim”, ka theksuar ai.