Manchester United dhe Sevilla kanë barazuar pa gola në takimin e parë të 1/16 finales së Ligës së Kampionëve.

Pas takimit ka folur trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, i cili ka befasuar të gjithë me veprim gjatë intervistës për BT Sports.

Në fakt, “Speciale One” në pyetjen rreth performancës së McTominay, ai i është përgjigjur duke i kërkuar gazetarit ta përqafon.

“Mund të të përqafoj”, iu drejtua portugezi gazetarit veteran britanik.

Natyrisht, Dess Kelly nuk e ka refuzuar këtë kërkesë të çuditshme të trajnerit, i cili njihet për befasi të kohëpaskohshme.

“Kjo është pyetje që duhet bërë, dhe jo si më herët në konferencë që vazhdimisht më pyesnin për Pogban, dhe mendoj se pyetja që duhet bërë është për të riun McTominay”.

“Mendoj se ai ishte fantastik, ai bëri gjithçka mirë. Ai bëri shumë presion në Banegan, që ishte e rëndësishme të mos e lejonim të luante. Ai ishte gjithnjë rehat, duke ruajtur pozicionin. Ai ishte brilant”..., shtoi më tej Mourinho.


Previous Next