Jose Mourinho dhe Mauricio Pochettino duket se do të duelojnë mes tyre për të zënë vendin e Unai Emery në krye të skuadrës Paris Saint Germain sezonin e ardhshëm. 

Emery është vënë nën presion pas humbjes 3-1 me Real Madrid në ndeshjen e parë të Champions League dhe një eliminim nga eventi më i rëndësishëm Europian do të thotë shkarkim nga detyra në fund të sezonit.

Presidenti Nasser Al-Khelaifi ka shpenzuar miliona euro për të qenë skuadra kampione e Europës, por gjërat nuk duken mirë për skuadrën pariziene.

Duke parë situatën e krijuar dhe një eliminim të mundshëm nga Champions, drejtuesit e PSG-së po mendojnë për të ardhmen dhe duan që t’ia besojnë stolin një trajneri më karizmatik dhe me përvojë.

Kohët e fundit Mourinho nënshkroi shtyrjen e kontratës me United, për për pronarin e PSG-së nuk është aspak problem të përmbushë kërkesat e trajnerit portugez.

Por Mourinho është në garë me Pochettino, që pëlqehet shumë në Paris, ekip ku ka luajtur më parë, ndërkohë që trajneri argjentinas ka kërkesa edhe La Liga, ku e kërkon Real Madrid.

Previous Next