Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, u shpreh tejet i frustruar pas humbjes prej 2-0 nga Tottenhami.

Tekniku portugez u shpreh i pakënaqur me lojën e lojtarëve të tij.

Sipas tij, është e papranueshme që të pësohet humbje nga dy gabime, sidomos të pranohet gol pas 11 sekondash.

“Goli i parë ishte akumulim i gabimeve përkundër faktit se gjithiçka ndodhi shpejt. Lojtarët e mi kanë shikuar Tottenhamin se si niste ndeshjen shumë herë. Ishte vërtet gol i keq”.
“Pas golit ët parë ekipi pati reagim të mirë, por ne nuk arritëm të krjiojmë. Goli i dytë e vret mentalisht ekipin. Një ekip që të fitojë ndeshje duhet ët shënojë gola dhe të mbrohet mirë, e në këtë rast ne ishim shumë keq”.

“Nuk mendoj se është shumë normale të pranosh gol pas 15 sekondave. Ne e kemi bërë këtë edhe në Stamford Bridge. Pas nisjes së ndeshejs ishte qesharake, sidomos qesharake pasi lojtarët e kanë bërë të njëjtin aksion më paër. Ne e kemi ditur se po vjen topi i gjatë”.

“Ne nuk bëmë presion. Një gabim. Ne nuk fitonim topin në ajër. Gabimi i dytë. Ne nuk fitojmë topa në tokë. Gabimi i trtë. Ne nuk mbuluam lojtarët brenda, mbrojtësi i krahut ishte brenda kru erdhi Eriksen. Katër gabime për 15 sekonda”, potencoi Mourinho.



Previous Next