Pogba nuk dihet nëse do të luajë kundër Sevillës, gjithashtu edhe Ibrahimoviç, Rojo, Jones e të tjerë dhe për këtë është i shqetësuar Mourinho.
Trajneri Jose Mourinho shpreson që të qetësohen gjërat në skuadrën e Manchester United pasi momentalisht po vuajnë me lëndimet, pikërisht para ndeshjes me Sevillën në Champions League, e cila luhet të mërkurën (20.45).
“Nuk ka pushuar asnjë për Champions League, ata që nuk ishin të ftuar – nuk ishin të gatshëm. Solla dy lojtarë të rinj që luajtën 90 minuta sepse nuk kisha lojtarë tjerë.
A mund t’i rikuperojmë për të mërkurën? Besoj se po. Mendoj se Rashford, Herrera, Valencia, kanë mundësi të luanë. Pogba, nuk e di”, tha ai.