Tekniku portugez, Jose Mourinho mendon se rezultati 0:0 është i drejtë me atë çfarë është parë në fushën e gjelbër.

Skuadra spanjolle Sevilla ka dominuar që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund ndaj Manchester United, duke bërë 25 goditje në drejtim të portës së De Geas, ndërsa anglezët kishin vetëm gjashtë.

“Nuk jam i mërzitur se pse nuk fituam. Statistikat janë ato që janë, por ju mund të keni 25 goditje, ku 15 prej tyre janë në drejtim të portës.

Mendoj se rezultati është ashtu siç ishte ndeshja”, tha Mourinho pas ndeshjes.

Previous Next