Ylli brazilian, Neymar JR ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pas kritikave të fundit ndaj tij.
Paris Saint-Germain ka humbur ndeshjen e parë të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit me rezultat 3-1.
Goli i vetëm i PSG-së u shënua nga francezi Adrien Rabiot, i cili u asistua nga sulmuesi brazilian, Neymar.
Megjithatë, braziliani u kritikua shumë për paraqitjen e tij dhe u la fajtor në një mënyrë për humbjen e PSG-së.
Neymar nuk ka vonuar shumë dhe iu është përgjigjur kritikëve me anë të një postimi, i cili ka qenë shumë i matur, por kuptim plot.
“Faleminderit Zoti im për të gjitha momentet që kam përjetuar në futboll, veçanërisht ato më të vështira!”
“Unë kurrë nuk kam thënë se rrugëtimi im do të ishte i lehtë, por do t’ia vlejë”, ka shkruar Neymar në profilin e tij në Instagram.
Ndryshe, ndeshja kthyese ndaj Reali në Parc des Princes është pas tri jave apo më saktë me datë 6 mars.