Real Madrid po monitoron me kujdes situatën e “yllit” të Manchester City-t, Raheem Sterling, që ka kontratë me Citizens deri në vitin 2020.

Në fakt bisedimet mes lojarit anglez, autor i 20 golave në sezon, dhe drejtuesve të klubit për firmosjen e marrëveshjes së re nuk kanë nisur ende.

Diçka të tillë kërkon ta shfrytëzojë presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, për t’i paraqitur një ofertë joshëse 23-vjeçarit verën e ardhshme, teksa priten shumë ndryshime në organikën madrilène.

Previous Next