Me dy golat e tij ndaj PSG-së, Cristiano Ronaldo ka arritur shifrën e 116 golave në Ligën e Kampioneve.
Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e këtij turneu, por të dhënat e tij janë më të mira se ato të shumicës dërrmuese të klubeve, që kanë marrë pjesë në Kupën Europiane gjatë historisë, siç pasqyrohet në raportin historik të UEFA-s.
Që nga krijimi i Kupës Evropiane deri në edicionin e tanishëm të Ligës së Kampionëve, 511 ekipe kanë luajtur në këtë kompeticion, por vetëm 48 prej tyre që kanë shënuar më shumë gola se CR7. Është vetëm nën CSKA Moska e 117-të.
Për të marrë një ide, portugezit i duhen edhe dy gola për të arritur Kopenhagen, Bruges, Fenerbahçe dhe Sporting Portugal.
Nëse ai shënon edhe dy gola, do të jetë i njëjtë me klubin që ka lënë në vitin 2003.
Nuk do të ishte e çuditshme që gjatë këtij sezoni të arrijë edhe Romën, e cila ka shënuar 122 gola në Champions. Real Madridi, Barcelona, Valencia dhe Atlético Madrid janë klubet e vetme spanjolle, që kanë më shumë gola se sa ai.
Natyrisht, në formatin e Champions-it (që nga 1992-1993), portugezi shton më shumë se “rojiblancos” (107).
Ai është, gjithashtu, përpara ekipeve të tjera të mëdha në Europë, si Manchester City, i cili ka 102 gola, ose Napoli, që ka 60 gola.
Nga 926 gola që Real Madridi ka shënuar gjatë gjithë historisë së garës më të lartë europiane për klube (është i pari në listë), 12.6% kanë nënshkrimin e tij.