Liverpooli është gati t’i rris pagën yllit të skuadrës së tyre, Mohamed Salah.

Salah është duke kaluar nëpër një super-formë në sezonin e tij të parë tek “Reds”.

Ai në fitoren e Liverpoolit kundër Portos (5-0) shënoi golin e 30-të në këtë edicion të garave për skuadrën e Jurgen Klopp.

Salah verën e kaluar iu bashkua Liverpoolit nga AS Roma dhe aktualisht përfiton 90 mijë euro në javë, por, klubi nga Merseyside janë të gatshëm t'ia ofrojnë lojtarit një marrëveshje te re nga e cila Salah do të përfitonte rritje të pagës.Raportohet se Liverpool dëshiron ta “blindoj” dyshen Salah-Mane, të cilët po shkëlqejnë këtë sezon të garave.

Previous Next