E ardhmja e Arsene Wenger mbete e pasigurt në Arsenal, sepse mund të shkarkohet në fund të këtij sezoni.
Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim dëshiron që të marrë drejtimin e Arsenalit, nëse në fund të sezonit largohet Arsene Wenger.
Arsenal përnjë kohë të gjatë është duke e përcjell portugezin, të cilit verën e kaluar i kishin ofruar kontratë dy vjeçare.
Jardim dëshiron të largohet nga Monaco, pasi lojtarët kryesor të skuadrës po ja shesin vit pas viti.
Përveç Jardim, në radarin e Arsenalit janë edhe Joachim Low, Mikel Arteta dhe Carlo Ancelotti.