Komisioni i Disiplinës në UEFA ka marrë një vendimin tejet drastik për klubin korçar të Skëndërbeut, duke i dhënë kështu 10 vite përjashtim nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s.

Skënderbeu është dënuar në vendimin e datës 7 shkurt 2018, nga komisionet disiplinore pranë organit më të lartë të organizatës europiane të futbollit.

Kjo do të thotë se klubi korçar nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në Champions dhe Europa League për 10 sezonet e ardhshme, por edhe duhet të paguajë edhe një gjobë të majme prej 1 000 000 euro.



Previous Next