Mesfushori i Chelseat, Danny Drinkwater thotë se ekipi i tij meritoi që të marrë diçka në takimin ndaj Manchester Unitedit të dielën.

Ekipi i Jose Mourinhos triumfoi 2:1 kundër klubit londinez, por reprezentuesi anglez shprehet se “djajtë e kuq” nuk merituan të fitojnë.

“Ne padyshim që është dashur të marrim diçka nga kjo ndeshje”, deklaroi Drinkwater.

Në pjesën e parë ne ishim shumë dominues. Në pjesën e dytë ishte pak më ndryshe, ishte më e barabartë, por ne absolutisht nuk merituam që ta humbnim ndeshjen. Nuk i di statistikat, por në pjesën e parë u dukëm mirë. Goli i tyre erdhi nga asgjëja”, shtoi ai.

“Futbolli të del ndonjëherë kundër dhe për ne kjo ndodhi sot”, u shpreh reprezentuesi anglez, i cili ishte transferuar te Chelsea gjatë verës së kaluar nga Leicesteri.

Previous Next