Louis van Gaal ka goditur Manchester Unitedin me deklarata, ndërsa ka lavdëruar Bayern Munich.

Van Gaal në një intervistë për Bild ka thënë se e vlerëson shumë kohën e kaluar te Bayerni kur ishte trajner .

“Natyrisht që e vlerësoj! Manchester United, është klubi i fundit ku kam punuar, është klub komercial. Shumë ndryshe nga Bayern”.

“Drejtues janë (Karl-Heinz) Rummenigge dhe (Uli) Hoeness, ish-futbollistë që e dinë se çfarë flasin”.

“Për ta futbolli është gjëja më e rëndësishme, nuk janë parat sic ishte puna te United”.


“Për këtë e dua Bayernin”, ka thënë Van Gaal për Bild.

Van Gaal ka punuar për dy vite te Bayern, ku e ka fituar një herë titullin e kampionit.


Ai ka punuar edhe me klubi si Ajax, Barcelona e AZ Alkmar.

Previous Next