Raphael Varane pranon se transferimi i tij në Real Madridin ka qenë i lidhur me Zinedine Zidane.
Mbrojtësi i Francës thotë se Zidane ishte çelësi për vendimin e tij për t'iu bashkuar madrilenëve, kur ai la Lensin.
“Kur Zizou më thirri, ishte një periudhë tepër e rëndësishme”, ka thënë Varane.
“Ishte një natë kur isha pak i lodhur dhe nuk e dija çfarë të bëjë në fillim, por më pas vendosa t’i bashkohem Realit”.
“Që atëherë, unë jam me fat që e kam atë si trajner”, theksoi francezi.
